Connect with us

Kronike

I riu me ‘Range Rover’ përplas 17-vjeçaren në Tiranë, arrestohet

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka përplasur me makinën e tij tip Range Rover, një vajzë të moshës 17-vjeçare. Adoleshentja është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”- njofton policia.

Advertisement