Connect with us

Aktualitet

I riu qëllon me thikë në zemër 41-vjeçarin në Sarandë

Një sherr për vendparkimin e makinës ka lënë mbremjen e se merkures pas një viktimë në qytetin e Sarandës. Klodian Bakia, 41 vjeç, kishte parkuar përpara një hoteli në Sarandë dhe kamerieri i ka kërkuar që të heqë makinën nga aty. Parkimi i makinës është bërë shkak për fillimin e një konflikti mes 41-vjeçarit dhe kamerierit të hotelit, Xhanelo Tarja, 24 vjeç.

Në debat e sipër, 24-vjeçari është futur brenda në hotel, ka marrë thikën dhe ka qëlluar në zemër 41-vjeçarin. Bakia nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Sarandës.

Ndërkohë, 24-vjeçari pasi ka goditur me thikë në zemër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia u vu në kërkim të autorit menjëherë pas ngjarjes duke bërë të mundur arrestimin e autorit në mbrëmje. Autori u gjet i fshehur në një garazh mes dy pallateve larg vendit të ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *