Politike
I “rrëmbeu” mandatin e deputetes, Olta Xhaçka përqafon e puth Gjylametin

Procesi i përfundimit të numërimit të votave të Diasporës është mbyllur me një përqafim. Pas mbylljes së protesit për votat e Tiranës, përfundimisht Olta Xhaçka është në Kuvend, në vend të Blerina Gjylametit; ndërsa Orlando Rakipi do të futet në sallë në vend të Xhemal Qefalisë.
Por edhe pse gara ishte e fortë, Xhaçka ka shkuar dhe i ka dhuruar një përqafim koleges së saj. Më pas, siç duket nga videoja e siguruara nga “News 24”, të dyja kanë dalë nga salla e numërimit të përqafuara.
Mesa duket edhe pse rezultati nuk ka qenë i mirë për njerën prej tyre, mes socialisteve nuk ka hatërmbetje.

