Connect with us

Kronike

I rrezikohej jeta në Sierra Leone/ Riatdhesohet 19-vjeçari shqiptar pas kërkesës për ndihmë nga e ëma

Pas disa ditësh përpjekjesh, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone.

Kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori nën shqyrtim situatën.

Operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij.

Advertisement