Connect with us

Kronike

‘I rrezikshëm dhe i paskrupullt’, ja kush është i burgosuri shqiptar i arratisur nga burgu në Itali! Anëtar i bandës që terrorizoi Piemonten

Quhet Kristjan Mehilli 27-vjeçari i burgosur shqiptar që u arratis nga burgu i Vercellit në Itali natën e Vitit të Ri,  duke sharruar hekurat e qelisë dhe duke zbritur me çarçafë nga kati i katërt i burgut. Mediat italiane e konsiderojnë në shkrimet e tyre si të rrezikshëm dhe të paskrupullt.

Në maj 2019 ai u arrestua nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin për orë të tëra, me postblloqe të shumta. Mëhilli vuante dënimin në Vercelli deri në vitin 2029.

Të armatosur dhe të dhunshëm, të katërt anëtarët e bandës ku Kristjan Mëhilli bënte pjesë kishin terrorizuar pjesën më të madhe të Piemontes.  Me Mëhillin, që banonte në Tortona, u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci. Banda goditi jo vetëm në zonën tonë, por edhe në Bresciano dhe në provincën e Bergamos. Në një rast pronari i vilës u detyrua të binte në gjunjë dhe u rrah për vdekje për të treguar kombinimin e kasafortës. Kur Mëhilli dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, karabinierët gjetën armë, plumba, mjete vjedhjeje.

Për të goditur, ata përdorën një BMW, e cila u gjet dhe e cila rezultoi e regjistruar në emër të një personazhi, pronari fiktiv i të paktën 300 makinave.

Akuzat ndaj tyre ishin për bashkim kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të banesave dhe armëmbajtje pa leje dhe sende të afta për ofendim dhe vjedhje, marrja e sendeve të vjedhura, lëndime të rënda personale. Hetimet u koordinuan nga zëvendësprokurori publik i atëhershëm i gjykatës së Vercellit, Davide Pretti.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *