Kronike
I shërbente Erion Alibejt, GJKKO jep dënimin për shefin e krimeve në Elbasan

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg Leonard Palushin, ish-shefin e Krimeve në Policinë e Elbasanit. Ai u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa u gjet fajtor për akuzën e korrupsionit.
Palushi u vu në prangat e policisë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit që pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale. Ish-komisari akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal.
SPAK ka mbyllur hetimet për Palushin dhe ka dalë në përfundimin se ai i ka shërbyer Erion Alibejt, në këmbim të mjetit që ka marrë si dhuratë. Si ‘shpërblim’, Palushi ka dhënë informacionin që të vendosej arma tek servisi i Manahasëve, me kërkesë të Alibejt, në mënyrë që të krijohej konflikt midis dy grupeve.

