Connect with us

Politike

‘I shitur tek Rama për 220 mijë euro’, Alibeaj-Berishës: Nuk jam me parimin e Xenit

Enkelejd Alibeaj, ish-kreu i grupit të “vulës” i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili njoftoi sot se dera është e hapur për çdokënd që do të bashkohet, përveç Alibeajt dhe Lulzim Bashës. Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se Berisha është duke përjetuar një katastrofë elektorale ndërsa thotë se Berisha bashkë me “sojin dhe sorrollopin e tij”i duhet Edi Ramës. Ndër rreshta, ai i kujton të birin, të cilit i referohet indirekt si “Xeni”.

Përgjigja e Alibeajt për Berishën: 

Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!
Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.
Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.
Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta.

Alibeaj drejtoi për gati 1 vit grupin e njohur si “grupi i vulës” ndërsa dje dha dorëheqjen. Rezultati i grupit në zgjedhje ishte i papërfillshëm duke mos fituar në asnjë bashki.

Advertisement