Connect with us

Kronike

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

Lorenc Kapllani (Sadikaj) është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Autoritetet italiane e dënuan Kapllanin me 19 vite e 6 muaj burg, nga të cilat i kanë mbetur të vuajë 16 vite e 6 muaj. Kapllani, banues në Vlorë u arrestua mbrëmë në lagje ’10 korriku’ ndërsa pritet ekstradimi i tij në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement