Connect with us

Kronike

I shpallur në kërkim për një plagosje, arrestohet 22-vjeçari me “armë në brez” në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, Ensi Shtubina i cili ishte në kërkim për plagosje me armë zjarri të një të riu në dhjetor 2024. Gjatë arrestimit, i dyshuari u kap me një pistoletë dhe municion.
Operacioni policor i koduar “Kontigjenti” u zhvillua në lagjen “Rus”, ku u ndalua shtetasi Ensi Shtubina banues në Shkodër. Verifikimet treguan se ai ishte shpallur më herët në kërkim dhe kishte masë sigurie “Arrest në burg”, pasi më 23 dhjetor 2024 kishte plagosur një 24-vjeçar gjatë një konflikti në lagjen “Skënderbeg”.
Policia ka sekuestruar armën dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement