Connect with us

Rajon

I skuqur në fytyrë dhe me flamurin serb në duar, reagimi i Vuçiç gjatë votimit të OKB bëhet viral

Gjatë ditës së djeshme, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë kohës kur janë publikuar votat e shteteve që votuan për rezolutën, pamjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç janë bërë virale në rrjetin social “X”.

Ndërsa mban flamurin serb në duar, i skuqur e plot inat, ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit.

Advertisement