Aktualitet
“I thash do të ngelet në derë”/ Xhaxhai i Marsel Baçit: E kishte të dashur vajzën
Policia e Korçës arrestoi mëngjesin e sotëm 41-vjeçarin Selami Hyka nga fshati Leminot i Maliqit, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare dhe i ka dhënë para, ndërsa në pranga u vu dhe 26-vjeçari Marsel Baçi nga fshati Podgorie e Maliqit, i cili akuzohet si tutor i 16-vjeçares, duke e shfrytëzuar të miturën për prostitucion.
Në një prononcim për mediat, Avni Baçi, xhaxhai i Marsel Baçit mohon akuzat për nipin e tij. Sipas xhaxhait, Marseli e donte vajzën 16-vjeçare dhe e kishte të dashur, teksa fajtor për njohjen e tyre ai akuzon Selami Hykaën, personi tjetër i cili ra në pranga.
“Nipin ma mori në qafë 41 vjeçari Selam Hyka,ai e njohu me çupën. Marseli e kishte të dashur. Unë e kam nip. Marseli kishte vajtur në Leminot, kishte pirë, e kishte të dashur dhe e donte. Këta paskan hapur llafe dhe e kanë bërë shitës, ai nuk është ashtu, është djalë i mirë, i sjellshëm, as nuk është ngatërruar asnjëherë. Ajo është një budallaçkë, kishte mbi 10 njerëz që i shkonin asaj. Ajo kishte edhe ditëlindjen, djali i shpuri dhurata, ata ishin të dashur, tani ajo, e ëma ja bëri, çupën nuk e la të fliste fare. E ëma e kishte denoncuar në Maliq dhe e kishte bërë shitës. Kishin 1 vit që njiheshin. Kanë shkuar e ëma dhe i vëllai në Leminot për tu sqaruar me nënën e 16 vjeçares, të heqin denoncimin. Edhe vajza në Leminot është. Edhe ne u paraqitëm në Korçë, folëm edhe me avokatin, ne s’kemi as lekë për ti shkuar gjërave deri në fund. Ne e dinim si histori, e donte atë. Na erdhi policia dje, kërkoi djalin dhe e mori, ai ishte edhe i pirë. Me 41 vjeçarin Selam Hyka kishte njohje, është nga fshati i çupës nga Leminoti. Ai e mori më qafë djalin, ai e njihte vajzën njohu dhe djalin me të. Unë i thoja shumë herë mos shko se do të ngelë në derë, por nuk më dëgjoi”, tha ai.