Connect with us

Kronike

I vendosën flakë trupit të 62 vjeçarit pasi e goditën 30 herë më thikë, arrestohen 3 autorët, mes tyre shqiptari

Policia italiane ka arrestuar 3 persona të akuzuar për vrasjen e një italiani me origjinë turke të gjetur të karbonizuar më 23 korrik në një apartament në Sesto San Giovanni, në provincën e Milanos.

Grupi përbëhet nga një italian, një shqiptar dhe një grua italiane. Sipas hetimeve, viktima u godit me thikë rreth 30 herë.

Më pas autorët e sulmit u përpoqën të shkatërronin provat duke i vënë flakën trupit dhe apartamentit.

Hetuesit identifikuan 3 vrasësit e dyshuar, mes tyre edhe shqiptari, të cilët sipas mediave italiane për arsye të ndryshme, kishin zhvilluar një urrejtje të thellë ndaj viktimës, duke i shtyrë ata të vendosnin ta vrisnin atë.

Duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, të dhënat telefonike dhe përgjimet telefonike, arritën të rindërtonin lëvizjet e autorëve, duke identifikuar rolet e tyre të ndryshme natën e vrasjes.

Shqiptari dhe italiani u dërguan në burgun Busto Arsizio, ndërsa gruaja në burgun e Milanos, në pritje të masës së sigurisë.

Viktima, 62-vjeçari Hayati Aroyo ishte kunati i bosit të mafias turke Huseyin Sarai, i cili u vra në Crotone më 31 janar 2005.

Megjithatë, vrasja e tij nuk ishte e lidhur me aktivitetet kriminale të familjes. Identiteti i Hayati Aroyos u konfirmua disa ditë më vonë për shkak të gjendjes së trupit të ti.

Hetuesit përdorën gjurmët e gishtërinjve për ta identifikuar. Viktima italo-turk qëndronte në një apartament që i ishte dhënë me qira nga një student 20-vjeçar, i cili kishte shkuar me pushime për dy muaj.

Advertisement