Connect with us

Kronike

I vihet zjarri farmacisë në Vlorë

VLORË– Një farmaci në bulevardin Vlorë-Skelë në lagjen ‘Rinia’ është djegur me lëndë djegëse gjatë natës, rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili spërkat me lëndë djegëse dhe më pas i vë flakën pjesës ballore të farmacisë.

Raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet se në pronësi të kujt është farmacia.

Lajmi në përditësim…

Kush është pronarja e farmacisë që i vunë flakën në Vlorë

Resmina Isakaj është pronarja e farmacisë në Vlorë, e cila u dogj gjatë orëve të para të mëngjesit me lëndë djegëse. Si pasojë e djegies janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

Advertisement