Connect with us

Kronike

I vihet zjarri tre makinave në Vlorë

Tre automjete janë djegur gjatë natës në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën Transballkanike. Bëhet fjalë për dy furgona dhe një Fiat Punto.
Dy persona me kapuç në kokë dhe bidonë me benzinë në duar afrohen të qetë te automjetet e parkuara, i spërkasin dhe më pas i vënë flakën.

Menjëherë dy personat shihen duke u larguar me shpejtësi.

Njoftimi i policisë:kronike

 

“Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”

Advertisement