Connect with us

Kronike

I vinte ‘gjoba’ pronarit të një lokali, SPAK çon për gjykim dosjen e ish-shefit të Narkotikës

SPAK ka mbyllur hetimet për ish-shefin e sektorit të narkotikëve në Durrës, Gazmir Preçi, i cili akuzohet për korrupsion.

Tashmë dosja ka kaluar në duart e GJKKO, për të marrë vendi.

Preçi akuzohet se ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.

Hetimet e këtij procedimi u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

 

Advertisement