Politike
I vodhën votat? Aulon Kalaja vijon me akuzat: Jam djalë i thjeshtë nga Fushë-Kruja!

Kandidati i listës së hapur i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka përsëritur edhe njëherë pretendimin e tij se kolegët i kanë vjedhur votat. Kalaja ka bërë një reagim pas përfundimit të numërimit të votave. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Kalaja falenderon zgjedhësit për rezultatin e siguruar në Krujë dhe Fushë-Krujë. Por edhe sqaron mbështetësit e tij se i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë pamjet filmike nga procesi i numërimit të votave. Ndër të tjera nënkupton se kundërshtarët e tij (ose jo sepse nuk e specifikon), kanë përdorur metoda jo të ligjshme për të marrë vota.
“Unë jam një djalë i thjeshtë nga Fushë-Kruja. Nuk kam pasur tutor votash nga pas, as njerëz me influenca të çuditshme politike, as orientim partie që të votohem me domosdo, as grupe kriminale, as trafikant votash dhe as media në diaspozicion të fushatës. Unë mik kam të vërtetën. Ju përsëris se kam një atdhe, një grua, një makinë, shtëpi nuk kam akoma!,”-shkruan Kalaja ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTË:
Kalaja ka dalë i dyti në qarkun e Krujësme 7255 vota, por pa siguruar asnjë mandat. Ndërsa nga lista e hapur për qarkun e Durrësit ka dalë Arian Ndoja, i cili numëron 8209 vota.

