Kronike
I vranë kunatin e i plagosën djalin, kush është Gentjan Bejtja, më parë u ka shpëtuar 2 atentateve
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pronari i banesës, Gentjan Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.
Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.
Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.
Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.
Atentat Gentian Bejtjas në Krujë, i vrasin kunatin dhe i plagosin djalin 13 vjeç! Makina e përdorur në krim gjendet e djegur në Tapizë
Gentian Bejtja i ka shpëtuar për herë të tretë një atentati të kryer në drejtim të tij, pak pas mesnatës së datës 7 korrik, në banesën e tij në fshatin Larushk të Krujës, ndërsa ka mbetur i vrarë kunati i tij Ramazan Sino e i është plagosur i biri Alvi Bejtja. Policia thotë se Ramazan Sino 46-vjeç bashkë me nipin e tij Alvi Bejtja, 13-vjeç u qëlluan në oborrin e banesës. Ramazan Sino ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.
Pas atentatit, në Tapizë te Lapidari rreth orës 00:40 është gjetur i djegur një automjet, dyshohet tip “Volkswagen”, i cili mund të jetë përdorur nga autorët për të kryer atentatin.
Gentian Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.
Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.