Connect with us

Kronike

I zhdukur prej 2 ditësh, gjendet i vdekur 75 vjeçari

Një 75-vjeçar është gjendur i vdekur në Delvinë.

Policia njofton se i moshuari ishte shpallur prej 2 ditësh i zhdukur nga familjarët dhe se trupi i tij është pikasur nga dy barinj në fshatin Vergo.

75-vjeçari është identifikuar si shtetasi Vesel Isufi.

Policia njofton se mbi trup nuk janë gjetur shenja dhune, por se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.

 

 

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Vergo, Delvinë, nga dy barinj të zonës, është gjetur i pajetë, shtetasi V. I., 75 vjeç, banues në Sarandë. 75-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, prej datës 21.06.2023.

Nga veprimet e para dhe kqyrjes së jashtme të kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.

Advertisement