Aktualitet
“Ia bëjmë skanerin, rrofsh flori…”/ Publikohen mesazhet si Emiljano Lela dërgonte pacientët me kancer te privati
Një skandal i madh doli në dritë këtë të martë në vendin tonë. Falë hetimit të zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës është arritur zbërthimi i skemës kriminale se si një grup mjekësh e stafi i Spitalit Onkologjik përmes mashtrimit bënin “pazare” me jetën e pacientëve të diagnostikuar me kancer.
Në një pjesë të dosjes është evidentuar fakti se si korrdinatori i Spitali Onkologjik, Emiljano Lela, kishte rolin e ndërmjetësuesit dhe fuste pacientët pa radhë me qëllim për t’i transferuar më pas tek klinika e mjekut Edmond Gashi.
Nga kqyrja e telefonit të këtij shtetasi janë gjetur biseda ku Emiljano Lela referonte pacientët për të shkuar te klinika e “Dr.Mondi”, Edmond Gashit.
Pjesë nga bisedat në Whatsapp:
Lela: Duhet dhe skaneri me patjeter. Nuk flet dot pa parë skanerin.
+3555 68 40 12…: Ok, në datën 7 i kanë thënë
Lela: Mirë të mbaron dhe skanerin. Pastaj flasim me dr. Mondin.
+355 68 40 12…: Rrofsh flori.
Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin “pazar” me jetën e pacientëve.
Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.
Spitali në fjalë i njohur ndryshe dhe si Shërbimi Onkologjik është krijuar me strukturën e një qendre gjithëpërfshirëse të luftës kundër kancerit. Aktualisht ai operon me një ekip multi-disiplinar, i cili merret me diagnostikime, trajtime, analizime, kërkime, raportime, etj, rreth patologjive malinje.