Lifestyle
Identifikimi i moshës, Instagram prezanton mënyrat e reja
Instagram-i ka sjellë një mori ndryshimesh dhe rishtazi, edhe në identifikimin e moshës së përdoruesve.
Këto ndryshime u aplikuan më 7 nëntor për përdoruesit e aplikacionit Instagram në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë.
Në rast se përpiqen të ndryshojnë ditëlindjen duke e kaluar kufirin nga nën 18 vjeç, në moshën adulte, do u duhet të verfikojnë moshën përmes kartës së identitetit ose një video të qartë “selfie”, për të verifikuar personin në foton e ID-së.
Nëse nuk dërgohet kjo video “selfie”, atëherë përdoruesi nuk do të mund të hyjë në llogarinë personale në Instagram dhe nëse nuk ndërmerret asnjë veprim për 30 ditë, llogaria do të çaktivizohet.
E gjitha kjo bëhet për të shmangur mashtrimet për moshën e përdoruesit, apo përdorimin e kartës së identitetit të dikujt tjetër.
Instagram është shprehur se kjo do ta ndihmojë aplikacionin ta përshtasë përvojën dhe kontentin e postimeve me moshën e përdoruesve.