Connect with us

Kronike

Identifikohet këmbësori që u përplas për vdekje në Durrës, arratiset shoferi

Policia e Durrësit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar paraditen e kësaj të shtunë në Durrës.

Autoritetet policore raportojnë se një automjet tip “Benz” ka përplasur shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, i cili ishte këmbësor në rrugë. Për shkak të përplasjes së fortë, ky i fundit ka ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në aksin rrugor Plepa-Shkozet. Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Advertisement