Connect with us

Aktualitet

‘IdentiTek’ zëvendëson ‘Aleat’…, pritet ulje çmimi

Në krye të institucionit që do të prodhojë pasaporta biometrike dhe karta identiteti tashmë do të jetë Loina Prifti

Ndërkaq kujtojmë se duke filluar nga 1 gushti kur dhe Prifti do të marrë detyrën e saj,. Ky institucion nuk do të njihet më me emrin “Aleat”, por “IdentiTek”.  Në gusht është dhe afati i fundit i kontratës së firmës private “Aleat” për prodhimin e dokumenteve biometrike me shtetin shqiptar, të lidhur që në vitin 2008.

Një nga ndryshimet që kjo agjenci do të realizojë sapo të kthehet nën administrimin shtetëror do të jetë ulja e tarifave si për kartat e identitetit dhe pasaportat, por akoma nuk janë përcaktuar pasi janë në diskutim.

Ndërkohë sa i takon logjistikës dhe infrastrukturës mësohet se shoqëria aksionere “IdentiTek” do të mbajë të njëjtat zyra, pajisje dhe çdo punonjës që ka deri më tani kompania “Aleat”.

Loina Prifti prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani ku ka marrë edhe shtetësi gjermane. 35-vjeçarja aktualisht punon në Katedrën e  Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe merret me inteligjencën artificiale.

Advertisement