Politike
Idrizi publikon dokumentin: Hidrauliku Fredi Beleri, i dënuar me 3 vite burg për…
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në nje emision ku u fol për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, publikoi dokumentin kur kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri pranonte se ishte dënuar me 3 vite burg për poshtërim të Republikës së Shqipërisë.
Dokumentin që paraqiti, Idrizi u shpreh se e kishte marrë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku vetë Beleri ka shkruar se ishte dënuar me 3 vite burg për poshtërim të republikës por nuk kishte bërë asnjë ditë burg.
“Tetë muaj para zgjedhjeve lokale u dëgjua që mund të isht Fredi Beleri kandidat për bashkinë e Himarës. Kam reaguar nga të parët sepse më bëri përshtypje që një njeri me kaq ngarkesa për ne për shkak të rekordeve të tij.
Një njeri që në deklarimin e tij në KQZ thoshte se është i dënuar me 3 vite me vendim të formës së prerë për poshtërim të republikës dhe simboleve të saj. Po të doni ua tregoj. (Nxjerr dokumentin). Ja ku e keni formularin e firmosur nga vetë Beleri. Po flasim për një njeri i cili është i dënuar nga gjykata e Apelit për poshtërim të Republikës e simboleve të saj dhe thirrje e urrejtje nacionale”– u shpreh Idrizi.
“E kam marrë nga KQZ këtë, formimi im më i mirë është hidraulik shkruan. Është i dënuar për armëmbajtje pa leje për akuzën për masakrën e Peshkëpisë”– shtoi më tej Idrizi.