Politike
Igli Hasani: PS mund PD në bastionin e saj Njësia 8. Rezultat historik.

Igli Hasani, kandidati për deputet në listën e mbyllur të PS-së, foli në A2 CNN për rezultatin e deritanishëm në Njësinë 8 në Tiranë, që njihet si një bastion i Partisë Demokratike.
Në njësinë 8 në Tiranë, në KZAZ-në pranë shkollës Partizani, deri tani janë numëruar 30 nga 51 në total dhe PS ka arritur 43.86 përqind, PD 36.3 përqind të votave.
Ky rezultat i deritanishëm është vlerësuar si historik nga Igli Hasani. “Ky rezultat ishte i pritshëm. Me kutitë e hapura ne kemi marrë 1 përqind më shumë se në vitin 2021. Edhe nëse e bëjmë krahasimin me vitin 2023, jemi shumë më lartë .Po shohim që ka një trend shumë pozitiv dhe gjëja më e rëndësishme është që PS është forcë e parë në njësinë 8 dhe ky është një rezultat historik”, tha Hasani

