Politike
‘Ik, ik largohu!’/ Protesta për pensionet, pensionistët largojnë deputetin
Dhjetëra pensionistë dhe ish-minatorë kanë protestuar para Parlamentit ditën e sotme, duke kërkuar rritje të pensioneve dhe miratimin e statusit të minatorit.
Gjatë thirrjeve të tyre është bashkuar për një moment edhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Megjithatë, ky i fundit nuk është lejuar nga pensionistët të bëhet pjesë e tubimit të tyre, me këta të fundit që njëzëri kanë bërë thirrje për largimin e tij.
“Oerd Bylykbashi largohu, largohu” dëgjohet t’i jenë drejtuar deputetit të opozitës pensionistët dhe ish-minatorët.