Pinknews
“Ik se më mërzite”/ Gjesti refuzon ndjenjat e Eglit, ende i dashuruar me Xhenetën?
Reperi i njohur Gjesti po kalon një periudhë të vështirë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania (BBVA), duke vazhduar të vuajë dënimin e tij të izoluar në “shpellë”, së bashku me Rozanen, G Banin dhe Klajdin, pa pasur mundësi të ketë kontakt me banorët e tjerë të shtëpisë.
Kjo situatë e krijuar ka shpërthyer së fundmi në një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medieve sociale.
Së fundmi, ka qenë Egli ajo që ka shkuar deri te dera e Gjestit, duke i trokitur dhe kërkuar që ai t’ia dëgjonte zërin, një gjest që duket se kishte për qëllim të hapte një mundësi për komunikim mes të dyve.