Sport
Ikardi i ofrohet Milanit, nusja e tij nis nga puna për ta rikthyer në Itali
Mauro Ikardi dëshiron të rikthehet në Itali. Ish-kapiteni i Interit, mund të jetë sërish në “San Siro”, por këtë herë me kuqezinjtë e Milanit. Largimi nga Stambolli, ka bërë që Ikardi të rikthehet në Paris megjithatë siguria që mund të jetë minuta, ka bërë që të mendojë për një tjetër aventurë.Sipas “Tutto Sport”, Ikardi i është vetë-ofruar Milanit, duke qenë se kuqezinjtë po kërkojnë me ngulm një sulmues. Pasi ra pista e Turam, Ikardi shihet si sulmuesi ideal duke qenë se është edhe një emër që e njeh mirë futbollin italian pasi me Interin ka shkëlqyer vite më parë.Nga ana tjetër Uanda Nara ka nisur nga puna për të bërë të mundur transferimin e Ikardit. Prej ditësh, Uanda ndodhet në Milano dhe këtë e ka treguar me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, pasi siç dihet, ata kanë edhe shtëpinë me pamje nga “San Siro”.