Connect with us

Aktualitet

“Ikni, do t’ju vras”/ I riu brenda banesës së braktisur kërcënon oficerët e policisë (DETAJET)

Është identifikuar një nga personat e armatosur që dyshohet se fshihej në një banesë të braktisur në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Julian Cumraku, i cili sipas burimeve në momentin që është zbuluar nga policia ka kërcënuar se do të qëllojë me armë mbi ta.

Banesa e braktisur është rrethuar paraditen e kësaj të hëne nga Policia, ku dyshohej se fshiheshin dy persona të armatosur. Nuk dihet ende se kush është personi tjetër që ishte me Cumrakun, apo arsyeja pse ata fshiheshin brenda banesës së braktisur ndërkohë detaje të tjera pritet të dalin në vijim.

Advertisement