Kronike
Iku nga Shqipëria një ditë pas ngjarjes, del FOTOJA e personit që vuri tritolin në banesën e Ilir Koçiljas
-Është publikuar fotoja e Florin Llanës, i cili është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi akuzohet si autori i dyshuar i vënies së tritolit në banesën e Ilir Koçilja.
Llana kërkohet ndërkombëtarisht pasi sipas informacioneve policore, ai është larguar nga Shqipëria një ditë pas ngjarjes. Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë ai shihet në video me një kapele dhe qese në dorë, pak momente para se të vendoste tritolin në banesën e të arrestuarit për ngjarjen e rëndë
Kujtojmë se Ilir Koçilja është autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Halil Kokës rreth dy javë më parë, pas një sherri për një vend parkimi. Kjo vrasje mund të jetë arsyeja e vënies së tritolit në banesën, ndonëse pritet arrestimi i Llanës për tu mësuar dhe shkaku i saktë.