Connect with us

Politike

Ilda Zhulali: Serbia nuk po bën shaka, po nxit vatra të reja konflikti në Ballkan

Ilda Zhulali, Drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk po përpiqet të fitojë pikë politikisht në lidhje me qëndrimet që lidhen me Serbinë.

“Lëvizjet e z. Kurti më shumë se për të fituar pozitat e tij të brendshme politikisht veçanërisht në kontekstin ku ne jemi, është rritur niveli i paparashikueshmërisë. Po paralajmërohemi çdo ditë e më shumë se konflikti mund të vijë në Ballkan. Qeveria e Kosovës paralajmëroi para një viti se Serbia nuk po bën shaka, po nxit vatra të reja konflikti në Ballkan dhe e pamë një tentativë në Banjskë. Sot këtë alarm e ngre NATO. Ka dalë dy herë gjenerali i NATO-s për të folur për një vatër të re konflikti në Ballkan. Sot po flasim për përforcim të trupave të KFOR-it.

Ministri gjerman i Mbrojtjes tha se do të dyfishojë trupat. Sot po flasim për rritjen e blerjes së armatimeve jo vetëm nga Kosova, por edhe Serbia dhe vendet e tjera. Serbia është një vend i armatosur në mënyrë shporporcionale. Nuk është për t’u injoruar fakti që në Serbi shkon ministri i Jashtëm britanik, kryeministri irlandez, ministri i mbrojtjes gjermane. Nuk është rasti që Kurti të “vritet” politikisht kur kemi këtë lloj rreziku që kanoset.

Serbët kërkojnë me doemos të qeverisin veçmas prej Prishtinës dhe të krijojnë Republikën Srbska dhe bashkërisht të krijojnë botën serbe që ta krijojnë në një moment oportum. Kurti po bën një ekspozim të asaj që po ndodh në Kosovë. Asociacioni do të arrijë në një far mënyre status-quo-n që ekziston sot. Serbët e Kosovës nuk qeverisen nga Prishtina”, tha ajo

Advertisement