Aktualitet
Ilir Kulla: Arben Ahmetaj u zhvlerësua, mundet që shërbimi grek po e përdor
Analisti Ilir Kulla tha se Arben Ahmetaj bëri gabim që foli në intervistën e tij sepse duhej të heshte pasi ka qenë numri dy në qeveri, nëse do të fliste duhej të vinte këtu dhe të akuzonte kryeministrin e jo nga larg. Dhe së dyti Ahmetaj foli gjatë dhe e bëri rrëmujë edhe akuzën.
Me tej Ilir Kulla shtoi se Arben Ahmetaj ka qenë që nga viti 1997 në pushtet, që në kohën e Fatos Nanos. Ai mund të heshte më mirë se sa foli me akuza, kur vetë ka qenë pjesë e “mjaltit” qeverisës.
Ndërkohë PARA DY DITESH Arben Ahmetaj lëshoi akuza ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliaj, për të cilat Ilir Kulla theksoi se ai nuk mund të flasë pasi ka qenë numri dy në qeveri. Ai mendoj se ndodhet në Zvicër, shtoi Kulla.
Në lidhje me atë që pohoi Arben Ahmetaj se kam lidhje me tre shërbime intelegjente të huaja, Ilir Kulla tha prerë se nuk merret njeri me Ahmetaj, por mundet vetëm shërbimet greke po e përdorin.