Aktualitet
Ilir Kulla: Kam informacione se Banjska do përsëritet në jug ose në lindje
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, deklaroi se nga informatat që ka, një sulm terrorist si ai i 24 shtatorit në Banjksë, mund të ndodhë edhe në Jug apo Lindje të Kosovës. “Armatimet janë aty, politika është aty dhe ju mendoni që s’do të ndodhë në veri, por informacione dhe burime të mia perëndimore më thonë që ka përpjekje që të ndodhë në jug ose në lindje të Kosovës”, tha Kulla, duke shtuar: “Kam referenca që ka përpjekje për të destabilizuar enklavat dhe për t’ia lënë fajin shqiptarëve gjoja për luftë fetare në manastire apo kundër pelegrinëve, apo gjoja për luftë në rajon apo pastrim etnik” – theksoi eksperti Kulla. “Kur e kam thënë para një vit e gjysmë që duhet të armatoseni dhe të ruheni, më thonin se je spekulant politik, tani që ndodhi s’e përmend kush. Po të them që ata që e kanë provuar njëherë e provojnë 2-3-4 herë. Pse qeveria e Serbisë nuk e dorëzon Radojiçiçin në duart e EULEX-it apo KFOR-it?” – Pyeti eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, duke shtuar se Albin Kurti ka bërë punë të mirë në veri të Kosovës porse duhet të menaxhojë më mirë edhe çështjet e brendshme. Sipas tij, Kosova edhe pa u njohur nga Serbia mund ta zhvillojë ekonominë, por edhe fushat e tjera.