Politike
Ilir Meta ‘braktis’ Kryemadhin: Nuk mbaj përgjegjësi për asnjë, veç për veten time
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera u pyet edhe për rekursin e bërë në Gjykata nga Monika Kryemadhi për t’i kthyer celularin dhe nëse ai ishte pjesë në këtë çështje.
Meta tha se për këtë mund të flasë vetë Krymadhi pasi ai nuk mban përgjegjësi për asnjë njeri në raport me ligjin ndërsa sulmoi prokurorët e SPAK duke i quajtur zara të kryeministrit Edi Rama.
“Nuk mbaj përgjegjësi tani për asnjë njeri për cdo sjellje në raport me ligjin. Dua tju siguroj që sjellja ime në raport me kushtetutën ka qenë perfekte. Janë të mjerë ata mercenarë të Edi ramës e zarave të Edi Ramës që përpiqen të fabrikojnë përdorin njerëz që kanë probleme të rënda me drejtësinë thjesht për ti përdorur kundër Ilir Metës”
Lajmi ne perditesim…