Politike
Ilir Meta ‘flet me gojën’ e Ronald Regani-it
Duke publikuar një video me pjesë nga një fjalim i para 40 viteve të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ronald Regan, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje sot se vendi ka nevojë ulëritëse sipas tij për të luftuar krimin, drogën dhe korrupsionin.
“Më 14 tetor 1982, pikërisht 40 vjet më parë, Presidenti i SHBA, Ronald Regan do të mbante një nga fjalimet e tij historike, duke shpallur luftë totale kundër drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sot Shqipëria ka nevojë ulëritëse për një luftë frontale kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vetëm në këtë mënyrë mund të rikthejmë besimin tek sipërmarrja vendase dhe investitorët e huaj dhe shpresën tek të rinjtë shqiptarë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Kjo situatë e rëndë është edhe shqetësimi madhor në Progres-Raportin e fundit të Bashkimit Evropian”, shkruan Ilir Meta.