Connect with us

Politike

Ilir Meta flet me simbolika nga burgu: Ç’tregon numri 5 i qelisë sime

Ilir Meta ka komentuar nga qelia zhvillimet e fundit në vend, ndërsa thotë se kauzat e forcës së tij politike nuk burgosen dot.

Meta shprehet se 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, janë “rruga e qartë dhe konkrete që i jep fund dramës së shpopullimit dhe që e kthen Shqipërinë në fuqi eksportuese”, teksa thekson se edhe qelia e tij mban numrin 5.

“Nuk burgosen dot kauzat e Ilir Metës dhe të Partisë së Lirisë dhe në radhë të parë sovraniteti.

Po kështu 5 Prioritetet e saj madhore të miratuara në Konventën historike të 27 Prillit janë rruga e qartë dhe konkrete që i jep fund dramës së shpopullimit dhe që e kthen Shqipërinë në fuqi eksportuese.

Çuditërisht sot vura re se numri i qelisë time ishte 5.

Kjo do më ndihmojë edhe mua që çdo ditë të sqaroj më shumë 5 prioritetet tona që janë në interes të çdo familje shqiptare.

E me këtë rast dua të falenderoj kolegët e mi në Partinë e Lirisë që pavarësisht censurës të jashtëzakonshme bëjnë një punë të admirueshme e të pandalshme.

Ndërsa për Reformën në Drejtësi se si Parti e Lirisë i qëndrojmë Reformës të votuar në Parlament me 140 vota dhe jo Ramaformës me 69 vota”, thotë Meta në reagim.

Advertisement