Politike
Ilir Meta: Isha i përgatitur, kisha lajmëruar edhe miqtë. Burgu këtu më duke lule…

Ilir Meta, prej rreth 5 muajsh ndodhet i paraburgosur në qelinë nr.5 pasi po hetohet nga SPAK për korrupsion.
Në një intervistë me shkrim nga qelia për emisionin Opinion dhe përshtatur përmes inteligjencës artificiale, Ilir Meta thotë se arrestimin e tij e priste të ndodhte dhe kishte lajmëruar edhe miqtë e tij.
Sa e vështirë është të kalosh nga president, kryeministër, kryetar partie në i burgosur në qelinë Nr.5?
Isha i përgatitur për këtë që do të ndodhte dhe i kisha paralajmëruar të gjithë miqtë e mi të vërtetë. Ndaj Konventën e 27 Prillit e organizova befasisht e po kështu edhe ndryshimet statutore e programore në një kohë rekord.
Jam i bindur që qelia ime mban Nr.5 sepse më kujton çdo ditë 5 Prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus, programin aq konciz e thelbësor të Partisë së Lirisë.
Gjatë krizës së Kosovës për dy muaj në Kukës kam kaluar situatë shumë më të vështira, kur flija në zyrën e Prefektit duke vendosur dy kolltuqe tek përballë njëri–tjetrit. Këtu më duket lule.
Çfarë të kanë mësuar këto muaj izolimi?
Në korridoret e burgjeve kam takuar njerëz shumë më me vlera dhe karakter se në “korridoret” e politikës. Po kështu kam kuptuar dhe ndjerë atë që thoshte Musine Kokalari, se lirinë duhet ta kërkojmë brenda vetes. Dhe unë fatmirësisht ndihem i lirë. Një mëngjes kur hyra te salla e pingpongut lexova në tabelë që ishte shkruar: I lir means Freedom. Falenderova edhe një herë nënën time që zgjodhi këtë emër për mua.

