Connect with us

Politike

Ilir Meta ndërron mendje, udhëzon nga burgu PL: Nisni protesta periodike para SPAK

Një ditë pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, Ilir Meta i është drejtuar me një thirrje anëtarëve të Partisë së Lirisë dhe simpatizantëve, që të nisin protestat para godinës së SPAK.

“Organizoni protesta periodike paqësore kundër SPAK, denonconi aferat korruptive që SPAK po i amniston. Çmontoni këtë organizatë që i shërben narkoregjimit”, shkruhet ndër të tjera në letrën e tij, që e lexoi sot (20 Nëntor) në mbledhjen e Kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi.

Ndërkohë, dy ditë më parë Meta kërkoi që askush të mos protestojë, pasi sipas tij persona të paautorizuar prej tij do të protestonin përpara dyerve të Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohej ankimi i tij për ndryshimin e masës së sigurisë, por sic duket Meta ka ndryshuar mendje pasi u la në fuqi masa “arrest me burg”.

Meta është arrestuar në 21 Tetor për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Advertisement