Politike
Ilir Meta në burg/ Erisa Xhixho: Do jetë deputeti më i votuar në Tiranë

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho teksa foli për fushatën e 11 majit, rrëfeu edhe si është kjo fushatë me kreun e partisë Ilir Meta në izolim tek 313.
Xhixho u shpreh se po punojnë dhjetëfish për t’i siguruar mbështetje kryetarit të tyre të cilin e kanë pas hekurave që prej 21 tetorit 2024, teksa shtoi se do jetë deputeti më i votuar në Tiranë.
Xhixho zbuloi se Meta ka shkruar nga paraburgimi rreth 200 letra, drejtuar simpatizantëve dhe miqve të tij, disa prej të cilëve edhe janë prekur.
“Gjithë izolimi i Metës ishte me qëllim dëmtimi i PL-së dhe për të mos pasur Metën në terren. Vendosja e tij në listë të hapur ka krijuar sensibilitet të jashtëzakonshëm. Të gjithë qytetarët e kuptojnë se Meta është në izolim ekstrem.
Jemi duke punuar dhjetëfish për të siguruar mbështetjen për zotin Meta. Ka bërë grevë urie për listat e hapura. Kjo është beteja që po vazhdon në parlament.
Është garanci për demokracinë vota për Ilir Metën. Është politikan që na ka treguar se si është kujdesi për njerëzit. Do jetë deputeti më i votuar i qarkut Tiranë.
Mbi 200 letra shkruan. Gjithashtu dhe ne. I ka shkruar çdo miku dhe përkrahësi. Kam parë burra dhe gra që janë prekur nga letrat e presidentit. Do i kthehet në bumerang kryeministrit Rama”, tha ajo.

