Politike
Ilir Meta nga qelia dërgon ‘haber’: Ditë vendimtare për Shqipërinë, duhet të votoni me mençuri

Kur kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet e 11 majit, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili mbahet i burgosur politikisht, iu drejtua mbështetësve të tij me një audiomesazh.
Duke përkujtuar Konventën Historike të 27 Prillit që përcaktoi pesë prioritetet madhore për Shqipërinë, Meta thekson se korrupsioni i qeverisë Rama ka rënduar ekonominë dhe ka penguar zhvillimin e vendit. Meta prezantoi programin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, që premton çlirimin nga super-taksat, rritjen e pensioneve, rimëkëmbjen e bujqësisë, zhvillimin teknologjik dhe rritjen e të ardhurave për shqiptarët. Duke kritikuar ashpër qeverinë aktuale,
Meta u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshimin dhe të përqafojnë një Shqipëri të zhvilluar dhe shpresëdhënëse.
Mesazhi i Ilir Metës
Të asaj Konvente që përcaktoi rrugën e qartë të 5 Prioriteteve Madhore, që e shndërrojnë Shqipërinë në një vend me popullsi 4 milion shqiptarë plus.
Jemi vendi me taksat më të larta në të gjithë rajonin, por edhe me të ardhurat më të ulëta, e shkak për këtë është vetëm korrupsioni i organizatës të Edi Ramës dhe mbi 400 lidhje nepotike në sistemin e tatimeve dhe të doganave që janë sot.
Ngritja e nivelit të të ardhurave nga 27%-28% në 41%–42%, sa vendet e rajonit tonë, do të thotë këto taksa të hyjnë në Buxhetin e Shtetit çdo vit 3.2 miliard euro ose 13 miliard euro në 4 vite.
Kjo shumë, që sot grabitet pa hyrë në Buxhetin e Shtetit, garanton financimin e gjithë prioriteteve tona dhe i tejkalon ato.
Sot, 2 javë para zgjedhjeve historike, programi ynë është i mirëintegruar në programin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështor”, i cili është edhe më i plotë dhe që i jep zgjidhje të shpejtë çdo familje shqiptare për të dalë nga varfëria ekstreme brenda 100 ditëve të para.
Është programi i çlirimit nga super-taksat e regjimit, që do të sjellë një liri tjetër ekonomike dhe konkurrencë zhvilluese.
Është programi që mbështet shndërrimin e Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, duke hedhur në koshin e plehërave modelin çnjerëzor të Narkoekonomisë, ku përfitojnë vetëm disa dhe vuajnë shumica.
Me programin tonë, Nënë Selvia, e cila bëri 100 vjeç para disa javësh dhe merr pension në mes të Tiranës vetëm 59 euro, brenda këtij viti, pensioni i saj do të bëhet 200 euro, ndërsa me premtimet që kurrë nuk mbahen nga Edi Rama, mund të bëhet 200 euro në vitin 2030.
Me programin tonë, çdo vit pensioni i saj do të rritet të paktën 20% apo 40 euro në muaj, ndërsa me atë të Edi Ramës, vetëm 2 euro në muaj çdo vit.
Pra, me programin tonë, pensioni i saj shkon me siguri të plotë, gati 500 euro në vitin 2030, ndërsa me Edi Ramën, ajo ka të sigurt vetëm premtimin që s’mbahet, si gjithë premtimet e 12 viteve për 200 euro në muaj.
Shqiptarët, me mençuri, do të votojnë për familjet e tyre, do të votojnë për interesin e tyre, do të votojnë për Shqipërinë Madhështore, do të votojnë për mbështetjen e prodhimeve të tyre, kundër “Ballkanit të Hapur”, që i falimentoi.
Do të votojnë për Shqipërinë që të jetë fuqi eksportuese dhe njëkohësisht qendër kryesore e investimeve të teknologjisë më të fundit në rajonin tonë.
Ndaj Konventa e 27 Prillit, do të mbetet historike dhe do t’i tregojë rrugën jo vetëm ndalimit të shpopullimit, por edhe të shndërrimit të Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese dhe shndrrimin e saj në vendin e shpresës për mbi 4 milion shqiptarë plus.
Të dashur anëtarë, simpatizantë të Partisë së Lirisë!
Edhe 2 javë drejt ditës historike të ndarjes me Narkoregjimin e instaluar nga kukulla e Sorosit, që në dëshpërim të thellë nga disfata që e pret, sillet në mënyrë të papërgjegjshme, duke keqpërdorur fëmijët dhe duke i ftuar ata të shohin lakuriqësinë e tij.
Që grumbullon me detyrim gratë e punësuara në Administratë, për t’u ofenduar burrat e tyre dhe për të përçarë familjet shqiptare.
Që si katil i vërtetë, fyen të gjithë ata prindër e fëmijë, që ndeshen me heroizëm çdo ditë, me pasojat e autizmit dhe këtë e bën vetëm nga paniku i humbjes së pashmangshme të pushtetit të vjedhur me banda, me lekë krimi dhe inceneratorësh që nuk ekzistojnë.
Këto 2 javë, janë vendimtare për dy dekadat që vijnë.
Ndaj të dashur anëtarë e simpatizantë të Partisë së Lirisë dhe ish–LSI, kudo që jeni.
Të dashur shokë e miq, anembanë vendit e kudo ndodheni.
Të përdorim çdo sekondë për t’ju shpjeguar programin tonë, atë të rimëkëmbjes së familjes shqiptare, atë të rikthimit të taksave të ulëta dhe të lirisë ekonomike.
Atë të mbështetjes të familjeve të reja.
Atë të mbështetjes të jashtëzakonshme për arsimin, inovacionin dhe kapitalin njerëzor.
Atë të shpërthimit të bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare me pagesa direkte dhe pa pragje artificiale.
Atë të ndërtimit të zonave të lira për investimet më të avancuara teknologjike që na kthejnë në lidër edhe në fushën e teknologjisë dhe të eksporteve.
Jam i bindur se ju do të bëni më të mirën për fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” në 11 Maj.
Dhe jam akoma më i sigurt se rezultati im do jetë një kontribut madhor për këtë fitore, në Tiranë së pari, e kudo në çdo Qark.
Në 11 Maj, ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë eksperimentale të kukullave të Sorosit dhe përqafojmë Shqipërinë Madhështore që realizon në këtë vend të bekuar ëndrrat e fëmijëve të saj.
Fitore!
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”!
VOTO ILIR METAJ – QARKU TIRANË

