Connect with us

Politike

Ilir Meta nga qelia ka një propozim për popullin: 11 Maji të shpallet ‘Dita e Fitores mbi Tiraninë’ e Edi Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon të bëjë fushatë nga burgu për zgjedhjet e 11 Majit. Në një postim në rrjete sociale, Meta, i cili është pjesë e listës së hapur në qarkun e Tiranës, kërkon votën më 11 Maj, ndërsa e cilëson një ditë të fitores së shqiptarëve.

“Edhe 6 javë na ndajnë nga 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë.

Dita e fitores të programit mbi pushtetin.

Dita e fitores të patriotëve ndaj mercenarëve.

Dita e fitores së Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton dhe asaj që vetëm importon.

VOTO ILIR METAJ – QARKU TIRANË

Si të votoni për Ilir Metaj në Qarkun Tiranë:

Voto Nr. 1 – Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Voto ILIR METAJ”, shkruan Meta.

Kujtojmë që Meta refuzoi ofertën e Berishës, duke e vendosur veten në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Më 3 mars, kreu i PD Sali Berisha tha se Meta duhet të jetë në pjesën e mbyllur të listës së koalicionit, për shkak të pamundësisë së tij për të bërë fushatë nga qelia

Advertisement