Politike
Ilir Meta sulmon Ermal Mamaqin
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përsëriti ftesën e vazhdueshme të opozitës për debat politik me kundërshtarët. Sipas Metës, refuzimi i kësaj ftese nga kandidatët e Partisë Socialiste vjen sepse këta të fundit nuk mund të ballafaqohen për shkak të bilancit të qeverisjes së tyre. I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus Meta renditi disa nga aferat korruptive që ai pretendon se Erion Veliaj ka bërë gjatë qeverisjes së tij.
Nuk kemi parë një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës, sepse nuk po themi të Durrësit apo Sarandës, ku të diskutohet buxheti i bashkisë më të madhe të vendit, që është një buxhet 250 gati 300 milionë euro, nga mungesa e transparencës asnjë nuk shifra të sakta, në vit. Mi 1 miliardë euro padiskutim në 4 vjet, ku pisha vete 5 mijë e ca euro, palma vete 3 mijë e ca 4 mijë e ca euro, koncertet e vipave shkojnë me qindra mijëra euro”, theksoi Meta.
Ai sulmoi dhe Ermal Mamaqin, pse mbështet Veliajn.
“Nuk ekziston Erion Veliaj si kandidat, sepse po të ekzistonte do të kishte dalë në një debat. Nuk ka asnjë rezultat dhe nuk ka asnjë bilanc e nuk del dot përballë Këlliçit”, tha ai. “I kemi parë sondazhet e tij, sondazhi më i saktë është një VIP që humbi 40 mijë ndjekës në instagram për dy ditë vetëm se bëri deklaratë pro Veliajt, 70 mijë, humbi VIP-i për dy ditë, një ushtri të tërë, vetëm pse bëri deklaratë që shkaktoi një pakënaqësi të madhe, sepse të gjithë e dijmë çfarë ka bërë Erion Veliaj në këtë qytet për 8 vite”, theksoi Meta në përgjigje të deklaratave të Veliajt se sondazhet e favorizojnë përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”.