Connect with us

Politike

Ilir Meta sulmon sërish SPAK dhe zotohet: Do ta shtojmë popullsinë në mbi 4 milionë

Pasi luajti një ditë më parë futboll në Lezhë, Ilir Meta është rikthyer këtë të dielë me një konferencë për gazetarët.

Si zakonisht Meta e nisi fjalën e tij me sulme ndaj drejtësisë, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Sipas tij, Altin Dumani e ka pranuar vetë se Gjykata vendos çfarë i kërkon SPAK-u.

Ai nuk harroi të përmendë edhe suksesin e madh që do të ketë partia e tij në Konventën e saj.

Ilir Meta u zotua se do ta çojë popullsinë e Shqipërisë në mbi 4 milionë banorë.

“Tashmë objektivi i Partisë së Lirisë është 4 milionë shqiptarë plus. Me konventën do të kemi edhe një Parti Lirie të Rithemeluar”

Advertisement