Connect with us

Pinknews

Ilir Shaqiri, një dinak kalibri

Ndonëse rrugëtimi i tij nuk ishte shumë i gjatë në “Big Brother VIP”, Granit Cana ia doli që të binte në sy dhe të fitojë vëmendjen e publikut.

Pas një viti nga përfundimi i realy show-t, me sa duke tai ka zgjedhur që të komentojë pak konkurentët, por nga jeta e tij nuk pranoi të zbulonte shumë.

Së fundmi ai ka qënë i ftuar në një intervistë për “Glamour”, ku pyetja e pashmangshme lidhej me marrëdhënien e tij me ish-konkurentët.

Graniti u shpreh se me të gjithë ruan një raport korrekt, por nuk është se është i afërt me asnjërin nga ata.

Gjatë intervistës, Graniti u pyet edhe për fituesin, Ilir Shaqiri, ku ai nuk hezitoi të thoshte se balerini ishte i zgjuar dhe dinak.

“Ai e shfrytëzonte rastin tim me Fifin, që të bëhej protagonist. Vinte sikur po na ndihmonte, por ishte dinak,”-u shpreh ish-banori Granit Cana.

Më tej ish-futbollisti u pyet edhe për promon e publikuar pak ditë më parë nga Big Brother, ku shfaqej momenti kur Fifit i ka rënë të fikët. Ai u shpreh se ishte plotësisht kundër.

“Çdo television, ka synim të marr klikime. Por unë nuk jam pro kësaj, që të dalin skenat e këqija që kanë ndodhur, sepse me të vërtetë mundet që t’ja kujtojnë njerëzve ato të këqija që i kanë ndodhur banorëve, dhe t’i dëmtojnë në aspektin e punës dhe karrierës. Unë nuk jam pro kësaj.”- u shpreh ai.

Advertisement