Connect with us

Kosova

ILUZION POLITIK/ Ambasadorët Hill dhe Zhiofre vlerësuan se Serbia po shkon drejt perëndimit

“Serbia po ecën drejt Perëndimit dhe Bashkimi Evropian (BE) pasi ajo po e kupton rëndësinë e anëtarësimit” – keshtu kane vleresuar ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Serbi, Christopher Hill dhe Emanuele Giofre.

Një pasqyrë e opsioneve politike për Ballkanin Perëndimor”, Hill tha se “nuk ka dyshim” se Serbia po shkon drejt Perëndimit dhe se ai i sheh protestat  anti-litium, si luftë kundër kesaj rruge.

Ambasadori amerikan vuri në dukje se mes atyre që luftojnë ne rruge kundër hapjes se minierave te litiumit, ka shumë që mbështesin Rusinë dhe shtoi se ai është i vetëdijshëm se sondazhet e opinionit publik tregojnë simpatinë e serbëve për Rusinë dhe zhgënjimin me Perëndimin.

Hill gjithashtu theksoi se Serbia është një vend i rëndësishëm në rajon dhe si me I madhi duhet te punoje per miqesine me vendet e tjera te Ballkanit Perendimore.

Nga ana tjeter, ambasadori francez Zhiofre gjithashtu theksoi se BE-ja është viktimë e dezinformatave të shumta lidhur me minierat e paralajmëruara të litiumit në Serbi dhe tha se minierat nuk janë kusht për anëtarësim në BE, dhe shtoi se 10 vende të BE-së janë duke punuar në projektet e litiumit.

Si një nga dezinformatat e shperndara, Zhiofre përmendi se BE-ja ka harruar sundimin e ligjit në Serbi për shkak të litiumit.

Ai deklaroi gjithashtu se Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm se duhet të integrojë anëtarë të rinj, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Advertisement