Connect with us

Politike

Inceneratorët/ Basha akuza të forta: Qeveria vodhi 430 mln euro

Kryetari i zgjedhur i PD-së, Lulzim Basha, ka kërkuar hetim parlamentar për dosjen e inceneratorëve. Nga Vlota, ku zhvilloi një takim, Basha tha se qeveria i ka grabitur 430 milion euro qytetarëve.

“Në Vlorë, me drejtuesit politikë të këtij Qarku, nisëm punën për riorganizimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike dhe aksionin politik, për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë të fortë, efikase dhe alternativën që ata presin dhe meritojnë.
Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti që u pa edhe nga Dosja e Inceneratorëve ku qeveria është përgjegjëse për vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve.
Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD tregon babëzinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE.
Prandaj ne do të kërkojmë:
Hetim parlamentar të fondeve IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.
Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin”, shkruan Basha.

Advertisement