Aktualitet
Inceneratori i Elbasanit/ I veshur me kostum, Bllako filmohet para togave të zeza
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako doli sërish sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. I veshur me kostum të zi dhe me kollare, Bllako doli për herë të dytë në gjykatë për të kundërshtuar akuzën që rëndon ndaj tij. Madje në disa pamje të siguara nga “TvKlan” shfaqet duke treguar vëmendje ndaj disa dokumenteve që kishte nëpër duar.
Alqi Bllaku është i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndryshe nga ai, ish-ministri Lefter Koka, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, nuk u paraqit para treshes gjykuese. Por avokati i tij “shpalosi” disa kërkesa përsa i përket sekuestrimit te pasurive.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore./ TvKlan