Connect with us

Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ Lala: Dyshohet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë mund të jenë të përfshirë

Gazetarja Klodiana Lala  ka zbuluar detaje të reja nga dosja dhe nga lëshimi i 15 urdhër arresteve nga Prokuroria e Posaçme.

Ndër të tjera gazetarja Lala tha se është ndarë një fraksion i dosjes, çka nxit dyshimet që ish-zyrtarë të tjerë mund të jenë të përfshirë në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

“ SPAK ka lëshuar 15 urdhër arreste. Referuar dosjes rezulton se Bashkia e Tiranës në vitin 2015 vuri në për landfilin e Sharrës. Kishte të bënte me opsionin e landfillit të Sharrës. Më vonë Ministrie e Mjedisit , e drejtuar nga Lefter Koka kanë propozuar ngritjen e punës dhe më pas është finalizuar. Kjo kontratë i ka shpenzuar shtetit shqiptar rreth 100 mln euro.  Në dosjen hetimore rezulton se të gjithë zyrtarët e ministrisë, bashkisë së Tiranës s’kishin kontakte me e-mail me shtetasin Klodian Zoto pasi bashkë me Mërtirin janë pronarë de-facto të inceneratorit.

 

 

Është provuar se Mërtiri dhe Zoti jo vetëm që janë pronarë de facto, por kanë përdorur njerëz për të fshehur gjurmët. Rezulton se më pas kanë përfituar miliona euro.

Mësohet se është ndarë një fraksion i kësaj dosje, pasi ky hetim konsiderohet de i paplotë. Mendohet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë mund të jenë të përfshirë.”, raportoi gazetarja Klodiana Lala./ balkanweb

 

Advertisement