Connect with us

Bota

Incident shqetësues në konferencë “Live”/ Ministrja e re e Shëndetësisë humb ndjenjat, përplas kokën në tokë

Një incident shqetësues ndodhi gjatë një konference për shtyp në Suedi, ku Ministrja e re e Shëndetësisë, Elisabeth Lann, humbi ndjenjat para mediave gjatë një konference për shtyp.

Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pas fillimit të prezantimit të panelit, kur Lann u rrëzua papritur në tokë, duke përplasur kokën.

Të pranishmit reaguan menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke thirrur shërbimet mjekësore.

Fatmirësisht, në një njoftim zyrtar të mëvonshëm u konfirmua se gjendja shëndetësore e ministres është e qëndrueshme dhe se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Elisabeth Lann mori detyrën si Ministre e Shëndetësisë vetëm një ditë më parë, të martën, pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të saj, Ako Ankarberg Johansson. Më parë, ajo ka shërbyer si këshilltare e qytetit në Göteborg.

Advertisement