Connect with us

Kosova

Incidentin me Osmanin/ AAC zbulon të pathënat: Sjellja e presidentes është përsëritur dhe në 2022-23

Ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), i udhëhequr nga drejtori Dragi Stojanoski, ka rishikuar provat dhe ka bërë një kontroll të jashtëzakonshëm në TAV Maqedoni, lidhur me ngjarjen fatkeqe në të cilën ishte përfshirë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

AAC njofton se gjatë inspektimit fillestar është konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre të punës, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat e vendosura sipas rregulloreve ndërkombëtare të zbatuara, duke mos lejuar anashkalimin e standardeve dhe procedura edhe nën presionin e personave që shoqëronin pasagjerin.

“Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë pranohen vetëm pasi piloti i avionit ka refuzuar të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie. Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”, theksojnë nga AAC.

Meqenëse këto janë standarde ndërkombëtare të pranuara përgjithësisht, nëse dikush dyshon në besueshmërinë e tyre, ata rekomandojnë të aplikojnë të njëjtën praktikë në një nga aeroportet ndërkombëtare evropiane, në mënyrë që të jenë të sigurt për zbatimin e tyre.

Nga Presidenca e Kosovës ishte thënë se presidentes Osmani është tentuar t’i merret çanta e dorës si dhe t’i kontrollohet telefoni personal.

Po ashtu u tha se nga sigurimi maqedon ka pasur edhe sjellje aspak të hijshme ku presidenten Osmani e kanë shtyrë edhe fizikisht.

Tutje në këtë rast ishte përfshirë edhe Mbrojtja e Afërt e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, i cili tashmë po përballet me instancat ligjore atje.

Nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut gjithashtu u tha se presidentja Osmani edhe më parë ka pasur kundërshtime të tilla, por këtë e mohuan nga Presidenca.

Në lidhje me këtë rast, kryeministri Kurti deklaroi se nuk duhet tentuar që të zmadhohen situatat e ngjashme.

Advertisement