Sport
Infantino: Stadiume me emrin ‘Pele’ në të gjithë botën
Pelé/ Homazhe në “Vila Belmiro”
Stadiumi i Santos, një qytet në shtetin e São Paulo në Brazil, po mban zi për Pelé-n. “Vila Belmiro” ishte stadiumi “i tij”, kur i riu Edson Arantes do Nascimento – teksa ishte shpallur kampion bote në Boterorin e Suedisë në vitin 1958, në moshën 18-vjeçare, u shndërrua në Pelé.
Arkivoli i mbretit të futbollit u vendos në qendër të fushës së futbollit, brenda një strukture të veçantë e të mbuluar.
I konsideruar nga shumë njerëz si futbollisti më i madh në histori, Pelé u nda nga jeta më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare.
Ai vuante nga kanceri i zorrës së trashë, i diagnostikuar në shtator 2021 dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar javët e fundit.
Për të bërë homazhe për të, mes të pranishmëve ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino I cili deklaroi: So të kërkojmë që të gjitha vendet e botës të kenë një stadium me emrin Pele, në mënyrë që edhe fëmijët ta dinë se cfare ka bërë ai për futbollin
Pas vdekjes së Peles, kryebashkiaku i Santos shpalli shtatë ditë zie kombëtare, ndërsa në të gjithë Brazilin tre ditë zie.